Ryshfet për vota – arrestohet i dyshuari në Graçanicë
Është arrestuar një person në Graçanicë nën dyshimet për dhënie ose marrje të ryshfetit në lidhje me procesin e votimit.
Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se arrestimi është kryer mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 20:00.
Në kuadër të hetimeve, policia ka intervistuar edhe dy dëshmitarë, ndërsa ka realizuar kontroll edhe në shtëpinë e të dyshuarit.
Njoftimi i plotë:
DHËNIA OSE MARRJA E RYSHFETIT NË LIDHJE ME VOTIMIN
Graqanicë, 04.06.2026 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitar meshkuj kosovarë. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë konfiskuar materiale për votim dhe katër telefona mobil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

