Sa më e thellë fitorja e VV-së, aq më e thellë do të jetë kriza për zgjedhjen e presidentit!

Tejkalimi i numrit prej 51, 52, apo 53 deputetë e që me pakicat jo serbe prej 11 deputetësh i siguron stabilitet politik VV-së që të mund të qeverisë pa partnerë koalicioni paszgjedhor prodhon ngërç politik më të madh!

Hezitimi i secilës parti politike që të hyjë në koalicion me VV-në tashmë do të jetë shumë më i madh për arsye se VV-ja me këta numra nuk do të varet asnjëherë nga partneri i koalicionit posa ta kalojë zgjedhjen e presidentit!

Në rastin e parë pasi të zgjidhet presidenti, Abin Kurti do ta shkarkojë ndonjë nga ministrat kryesorë të partnerit të koalicionit, duke shkaktuar kështu prishje të koalicionit pa iu rrezikuar aspak shumica në kuvend dhe rrjedhimisht edhe qeveria e tij!

Ne e kemi parë këtë skenar në vitin 2020, me rastin e Agim Veliut dhe Albin Kurti atëherë e prishi koalicionin me LDK edhe me çmimin e humbjes së pushtetit.

Imagjinojeni tash kur nuk i rrezikohet pushteti aspak nga prishja e koalicionit eventual!

Prandaj, rritja e VV-së është e frikshme dhe krijon pasiguri politike, sepse asnjëra nga partitë opozitare, me këta numra që i ka VV-ja, nuk do ta ketë guximin të hyjë në koalicion me të, ndërsa presidenti nuk mund të zgjidhet pa koalicion mes VV-së dhe ndonjërës nga partitë PDK ose LDK!

Me gjasë zgjedhjet e ardhshme do t’i kemi prapë këtë vit!