Shpërthen Didier Deschamps, kritikon gjyqtarin pas eliminimit nga Spanja

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke shprehur kritika të forta ndaj arbitrimit.

Në konferencën për media pas ndeshjes, tekniku francez vuri në dyshim nivelin e gjyqtarit që drejtoi takimin, duke lënë të kuptohet se disa vendime ndikuan në rrjedhën e sfidës.

“Po bëj një pyetje dhe nuk do t’i përgjigjem vetë: A e ka ky gjyqtar nivelin për të gjykuar një gjysmëfinale të Kupës së Botës?”, deklaroi Deschamps me tone të ashpra.