Shpresa e thyer dhe e humbur e sektorit agrorural të Kosovës dhe e fermerit nga Qeveria mashtruese Kurti

Shkruan: Vezir Januzi

Ministria e Bujqësisë dhe Qeveria Kurti ka dështuar të përmbush misionin e tij në hartimin dhe zbatimin e politikave zhvillimore dhe të qëndrueshme në përputhje me ekonominë e tregut si dhe në hartimin dhe zbatimin e legjesalcionit në fushën e Bujqësisë, Pylltarisë dhe të Zhvillimit Rural.

Ministria ka dështuar të hartoj dhe zbatoj politika adekuate dhe zhvillimore në përputhje me kërkesat e tregut për zhvillimin dhe avansimin e sektorit agrorural të Kosovës për miratim të Planit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si strategji kombëtare 7 vjeqare ( 2021-2027 ), për politikat bujqësore dhe të zhvillimit Rural, për zhvilimin dhe mbeshtetjen e bujqësisë, për masat përkrahëse për bujqësi dhe zhvillim rural, për financimin e bujqesisë, tregun e produkeve bujqësore etj, në përputhje me kërkesat dhe nevojat e sektorit bujqësor dhe në përputhje me strategjinë e BE-së, për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe në pajtim me Politikat e Përbashkëta Bujqësore të BE-së, si dhe nga obligimet që dalin nga MSA.

Për pasoj Ministria dhe Qeveria vazhdojnë të punojn pa plan, pa program dhe pa ide se si mund të zhvillohet dhe avansohet bujqësia e Kosovës e cila gjendet në një situate të rëndë si pasoj e nivelit të ultë të zhvillimit eknomik, me gjendje të rënduar si pasojë e pandemisë si dhe shpresë të thyer, se Qeveria nuk mund t’i përkrahë me grante, subvencione, kompenzimi të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqsitë natyrore etj.
Ministria nuk ka strategji dhe mekanizma për të ndalur degradimin dhe shkatërrimin e tokës bujqesore si pasojë e ndërtimeve të pa planifikuara urbane.

Ministria duhet të ndryshoj çasjen e hartimit dhe të zbatimit të programeve për bujqësi dhe zhvillim rural dhe të programeve për pagesa direkte sepse këto politika dhe këto masa nuk janë në funksion të zhvillimit të bujqësisë por janë shëndrruar si në ndihma sociale dhe nuk kanë karakter zhvillimor dhe konsolidim të sektorit, sigurimin e produketeve bujqësore për tregun e vendit dhe tregun e BE-së, aplikimin e standardeve të larta ndërkombëtare në fermë, ngritjen kualitetit të produkteve bujqësore etj.

Ministri duhet t’i analizoj, impaktin e këtyre politikave dhe të mbështetjes financiare, dhe t’i ndryshoj dhe avansoj ato në përputhje me rrethanat dhe kërkesat e sektorit. Gjithashtu duhet ndryshuar edhe kriteret që aplikuesi të mund të përfitoj grante dhe subvencione nga buxheti i shtetit. Sepse përgjatë dhjetë viteve janë dhënë miliona euro nga shteti dhe donator tjerë vendor dhe ndërkombëtarë ndersa të dhënat statistikore vërtetojnë se nuk ka shtim të siperfaqeve me kultura bujqesore dhe ka rritje të prodhimtarisë.

Ministria e Bujqësisë ka degraduar deri në atë masë sa që menaxhmenti i ri, pa përvojë dhe të pa përgaditur me staf jo profesional nuk kanë idenë dhe dijen dhe guximin me u përballë me sfidat në bujqësisë dhe nuk ka strategji dalëse nga anarhia që është krijue në bujqësinë kosovare.

Menaxhimi dhe bashpunimi me stafit civil profesional të Ministrisë është në nivelin më të ultë sa që administrata publike nuk është në funksion të ushtrimit të përgjegjisve dhe zbatimit të politikave dhe të legjeslacionit siç përcaktohet me mandatin ligjor.

Ndaj sektorit agrorural dhe ndaj fermerit të varfër të Kosovës nevoitet domosdo çasje e re, transparencë dhe ndryshim mentaliteti dhe të vetëdijes.

Qeveria Kurti , qeveri e mashtrimit dhe degradimit edhe të sektorit të bujqësisë sepse çasja ndaj sektorit, ideologjia dhe politikat e majta nuk mund të adapotohen, përshtaten dhe zbatohen me rrethanat dhe situatën dhe në kushtet e sektorit agrorural në Kosovë.

Përveç pasojave nga pandemia edhe dëmet në fermë dhe kultura bujqësore të shkaktuara nga fatkeqsitë elementare dhe natyrore, qeveria nuk ka strategji dales nga kjo situate e rëndë e cila e bënë fermerin e Kosoves jo konkurues në tregun e rajonit.

Procedimi dhe miratimi në Kuvend i ligjit të ri për ushqimin me të cilin mundësohet, siguria ushqimore dhe ushqimi i sigurtë për popullatën dhe sigurohet kontrolli i ushqimit dhe mbrojta e shëndetit publik.

Procedimi dhe miratimi i ligjit të ri për pyjet, me të cilin sigurohet shfrytëzmi dhe mbrojtja adekuata e pyjeve dhe tokave pyjore si pasuri kombëtare me interes të veçantë.

Po ashtu duhet të procedohet dhe miratohet edhe ligji i ri për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, që të sigurohet hartimi dhe zbatimi i politikave dhe masave përkrahëse me grante dhe subvencione.

Ndryshimi i legjeslacionit për tokën bujqësore dhe për rregullimin e tokës bujqësore për të sigururar shfrytëzim të qëndrueshëm të tokës bujqësore për prodhimtari bujqësore.

Hartimi, miratimi dhe zbatimi i legjeslacionit për farëra dhe material fidanor, legjeslacionit për veterinari, gjuetinë etj.

Po ashtu duhet të punohet edhe në zbatimin e prioriteteve dhe masave si oblgime që dalin nga MSA. për sektorin e bujqësisë.

Kriteret për aplikim dhe përfitim të granteve duhet të ndryshohen në mënyrë që të mundësohet që fermerët që meritojnë të përfitojn përkrahje dhe të kalohet edhe në pagesa për rendiment.
Duhet të punohet në sigurimin dhe zbatimin e sigurimeve bujqësore për kultura bujqësore.

Duhet të krijohen kushtet dhe buxheti për subvencionim të kamatave të kredive për fermerë, subvencionimin e naftit që përdoret në bujqësi.

Angazhim më të theksuar për turizmin rural dhe infrastrukturës rurale, që mundëson edhe zhvillimin e bujqësisë

dhe ngritjen e mirëqenies rurale.

Në fund për të kthyer shpresen e humbur të fermerit Kosovarë, si shtresa më fisnike e shoqërisë, nevoitet reformë gjithpërfshirëse në sektorin e Bujqësisë dhe ndryshime drastike politike, legjeslative dhe organziative , transparencë, llogaridhënie, punë efikase dhe efektive, objektive dhe të përgjegjshme e administratës publike për të kthyer shpresen e humbur dhe besimin e humbur në institucionet e shtetit.

Bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional duhet të ndryshohet dhe të përfshihën edhe zyrtarë komunal dhe shoqëria civile në komisionet për grante dhe subvencione në mënyrë që të sigurohemi se paraja publike shkon ne vendin e duhur dhe për qëllimin dhe destinimin për të cilin është dhënë.

Shpresojmë se ky reagim është alarm dhe udhërrëfyes i vullnetit dhe qëllimit të mire, për qeverinë dhe ministrinë e Bujqësisë, që të kthej vëmendjen dhe prioritetin dhe përgjegjësinë kah Bujqësia dhe fermeri i Kosovës, sepse sikur sot edhe nesër do të jetë tepër vonë./Opinion enkas për Mediafokus.info/

(Autori ka qenë zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nga radhët e LDK’së)