Shqipëria dhe Mali i Zi në alarm, priten stuhi të fuqishme e vërshime
Shqipëria dhe Mali i Zi janë alarmuar, pas njoftimeve se në orët në vazhdim pritet të ketë stuhi të fuqishme e vërshime, raporton Mediafokus.info.
Faqja e famshme Moti në Gjilan, e cila njihet për parashkim të motit me saktësi të madhe, e ka dhënë alarmin, të cilin po e publikojmë të plotë.
Njoftimi i Moti në Gjilan:
Duke filluar në orët vijuese të mbrëmjes, Shqipëria dhe Mali i Zi pritet të karakterizohet nga stuhi të shumta, ndërsa Kosova më pak. Priten përmbytje! ⚠️⛈🌪💨🌊
Të reshurat në Shqipëri dhe Mal të Zi, do të jenë në formë të rrebesheve të shiut të shoqëruara me shkarkesa të fuqishme rrufesh dhe erëra jashtëzakonisht të forta, ku shpejtësia maksimale hera-herës në zona të caktuara pritet të arrijë prej 100-160 km/h!
Lokalisht pritet breshër i madh dhe tornado, veçanërisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Shqipërisë, specifikisht përgjatë vijës bregdetare!
Sasia më e madhe e reshjeve pritet në zonën veriore dhe veriperëndimore të Shqipërisë, me një sasi totale rreth 150 mm deri të Shtunën në mbrëmje, duke çuar vendin në përmbytje!
Edhe në Mal të zi priten reshje enorme, konkretisht në zonën qëndrore, duke arritur sasia e reshjeve rreth 200 mm deri të Shtunën në mbrëmje, me ç’rast priten përmbytje të shumta!
Sa i përket Kosovës, gjatë natës së sotme dhe të nesërmen, në pjesën dërrmuese të saj, pritet të ndikohet nga rrebeshet e shiut, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Lokalisht pritet të ketë edhe erëra mjaft të fuqishme, me shpejtësi maksimale prej 40-100 km/h! Në zona të caktuara pritet të ketë vërshime. Temperaturat pësojnë ulje të ndjeshme.


