Skifter Arifi, dëshmori që u ngjit lartësive pas shumë betejave për tokën arbërore
Më 10 qershor 2001, në luftën e shqiptarëve në Maqedoni, bie dëshmor Skifter Arifi nga Gjilani.
Skifteri (22-vjeç) paraprakisht, së bashku me të vëllain Flamurin, 17-vjeçar, ishte pjesëtar i UÇK-së në Zonën Opertative të Dukagjinit.
Babai i tij, Milazimi, i burgosur politik, ishte shprehur krenar me luftën dhe rënien e të birit, Skyfterit.
Pas mbarimit të luftës në Kosovë, Skifteri u radhit në TMK, mirëpo kur plasi lufta në Maqedoni, ai menjëherë u gjend atje.
7 muaj pasi ishte martuar, ai lë nusen dhe inkuadrohet në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, ku e formon edhe njësinë speciale, “Njësia shtatëshe”.
Më 10 qershor 2001, Skifteri bie dëshmor në kodrat e zhveshura të Sllupçanit.
Babai Milazimi e zëvendëson atë në front dhe ky është rast unik në botë që një prind të vazhdojë luftën me pushkën e të birit.
“Unë si baba i dëshmorit nuk pata durim të pres nga 100-150 njerëz në ditë dhe t’ i respektoj ato adetet dhe zakonet tona tradicionale, sepse kishte punë me më rëndësi, por pa dijen e familjes mora rrugën dhe arrita në Sllupçan.
Për mua krenaria më e madhe në jetë ka qenë ajo kohë kur kam bartur uniformën dhe mitralozin 100 e të birit me të cilin rezistova deri në mbarim të asaj lufte”, kishte thënë Milazim Arifi, i cili tani nuk jeton më. /Mediafokus.info