Sokol Haliti, takim me mërgimtarët

Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë dhe kandidat për mandatin e tretë, ka takuar sot mërgimtarët.

Sa herë që vijnë mërgimtarët, ndryshon atmosfera dhe ritmi i jetës, ka thënë Haliti.

“Diaspora jonë është pjesa më e respektuar, por edhe më e dhimbshme e shoqërisë. Njerëzit tanë të çmuar e të vyeshëm sakrifikuan vite të jetës së tyre për mirëqenien e familjes.

Por tani gjeneratat e reja, kudo nëpër botë, janë bërë pjesë e zhvillimit të vendeve ku jetojnë, duke ushtruar profesione dhe pozita të rëndësishme.

Mërgimtarët edhe sot na ndreqën ditën me një takim të ngrohtë e miqësor. I falënderova nga zemra për raportet e sinqerta dhe mbështetjen e vazhdueshme ndër vite.

Mirë se erdhët mërgimtarë të dashur!”, ka thënë Haliti.