Sot i jepet lamtumira e fundit dy motrave nga Kamenica që humbën jetën tragjikisht në Gjermani
Familjarë, të afërm, miq dhe qytetarë mblidhen sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit Erza dhe Aulona Zubaku, dy motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Ceremonia e varrimit zhvillohet pas namazit të drekës në varrezat e fshatit Topanicë, në Komunën e Kamenicës, vendlindja e familjes Zubaku.
Kujtojmë se dy motrat Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17 vjeçe) janë me origjinë nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Olten të Zvicrës, ku humbën jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi në autostradën A5, në landin Baden-Württemberg të Gjermanisë.
Sipas informacioneve të deritanishme, ato po udhëtonin drejt Gjermanisë për të vizituar të afërmit, por udhëtimi i tyre përfundoi tragjikisht në aksidentin fatal.

