Gjermani, një 42-vjeçar nga Kosova humb jetën në vendin e punës, dyshohet se ra nga vinçi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani, ku 42-vjeçari F.B., me prejardhje nga Deçani, ka humbur jetën në vendin e punës, transmeton albinfo.ch.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se ai ka rënë nga një vinç gjatë kryerjes së detyrës, duke pësuar lëndime fatale.

Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e ngjarjes.

Të premten, familjarë, miq dhe bashkëqytetarë i dhanë lamtumirën e fundit 42-vjeçarit në vendlindjen e tij, në Deçan./Albinfo.ch (foto ilustrim)