Sot kremtohet Festa e Pashkëve, Imzot Dodë Gjergji uron besimtarët

Imzot Dodë Gjergji i ka uruar besimtarët për festën e Pashkëve. Ai para shumë besimtarëve në Meshën në Katedralen “Nënë Tereza”, në Prishtinë foli për këtë ditë të rëndësishme.

Imzot Dodë Gjergji, më herët, në mesazhin e tij, tha se edhe pse kjo Pashkë na gjen në një botë të përgjakur, në një Europë të përçarë dhe në një Kosovë që rënkon nën barrën e papërgjegjësisë politike, pasigurisë për të ardhmen dhe ndarjeve të panevojshme, jemi të ftuar të ruajmë qetësinë e shpirtit, shkëlqimin e shpresës dhe ngushëllimin e fesë.

Ndryshe të dielën, në ditën e Pashkës, në orën 11:00 mbahet meshë në Katedralen ‘Shën Nënë Tereza’.

Ndërsa në orën 19:00 organizohet pritja solemne e Pashkës, e cila do të mbahet në Qendrën “Bogdani Polis” që gjendet nën Katedralen ‘Shën Nënë Tereza’.