Teatri i Gjilanit ka anuluar të gjitha shfaqjet e këtij muaji

Teatri i Gjilanit ka anuluar të gjitha shfaqjet e këtij muaji, për të shmangur çdo mundësi për prekjen e publikut me virusin Covid-19.

“Bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës të datës 11.03.2020 për parandalimin e përhapjes së Virusit Covid – 19, i njohur si Corona Virus, Teatri i Qytetit të Gjilanit, në përputhje të plotë me këtë vendim, njofton publikun e gjerë se anulohen të gjitha shfaqjet e parapara sipas kalendarit/programit të muajit mars 2020″, ka thënë drejtori Erson Zymberi./mediafokus.info