Tetë personave u caktohet masa e paraburgimit, morën pjesë në rrahjen e një personi tjetër

Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Podujevë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim që t`iu caktohet masa e paraburgimit tetë personave, të pandehurve L.S., L.J., A.S., E.H., R.K., M.H., A.K. dhe G.H. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së kundër tetë të pandehurve dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.