Tre persona arrestohen në Gjilan, u kapën në motel me një të mitur
Tre persona janë arrestuar ne Gjilan, nën dyshimin për ‘dhunim’, pasi u kapën nga policia në një motel me një vajzë të mitur.
Gjilan 22.10.2020 – 22:00. Janë arrestuar tre të dyshuar m/k, pasi që të njëjtit janë gjetur në një motel së bashku me viktimën f/k, e mitur, me të cilën dyshohet se kishin kryer marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.

