Unë natën po ja tutna shumë pej kaçakave

Hasan Bunjaku

– Po ti n’Shkup, a kini noj sebep, a me nej punë po shkon, kismet? – e pyeti ai i vjetri.
– Jo valla, me punë teri tek ajo Kozullata e hyqmetit Turkit, me vetë për do Vesika, a letra për me “dal” n’Turkije, po, haj tybe, n’e ditsha as ku asht e tek asht, veç po thomë se e gjoj diçysh, – foli Babë Zeneli.
– Qi, nime, a? Po vallha, ene na për qati jena nisë. Shkojmë bashkë se na e dimë se ku i bjen.
– Eh, po qaq punë t’madhe po m’”sosshi”, e shyqyr qi qillova n’juve!
– Na jemi prevue me kto punë, o dashamir! Ta lipin nifar dokumenti që nuk i kie borxh nej shka “dërzhavës”, demek hyçmit shkavit, nej “porez” (tatim), të duhet me e gjet nifar siretxhinë qi koka i tine e me e marrë me veti e me e qit axhe n’Desivojcë e me ta ba ni siret t’kejt nefuzve t’familisë, e ere dofarë “takrravate” ma të vogla, me i shti të tana ato dokumenta n’Kozullatë e me prit teri t’vjen reni i ditës kur me “dalë” anej hudutit – qeto sene t’vyjnë, po hajt se ata t’i angllatisin ma mirë se unë, se ere po harroj koxha shumë.
– Eh, bereqatversën se ma nimuet boll vallha, e Zoti jau ktheftë me të mira!
– Me ni vegsh po zihmi t’tanë shiptaria, o vlla e na borç ja kemi njani tjetrit qikaq punë! – e përmbylli Hashansi.
Sakaq, pas një fishkëllime të fortë e të gjatë të llokomotivës, treni u ndal n’stacion t’Shkupit e këta toptan, zdripën e u drejtuan kah Konzullata turke.
Në Konzullatë, në një si sobë të madhe, ishin nja dy tavolina e në karriga në njërën një trashaman sa ni kacë, e në tjetrën nifarë kathadrani, si ni lëmezë e stogit t’sanës, ku u drejtuan ata katër-pesë Hashantë e Zenelit i thanë se punë ka me atë trashallukun.
– Selam alejkum, zotni! Ja baj menën qi me kejt familinë me “dalë” n’Turki, e erdha me t’vetë, se shka duhet me pasë pej dokumentave për me u ba vesikat?
– Alejkum Selam, e mira ja paska ba qi po ja dalshe n’Turqni – dhe ia shpjegoi tamam, ato që ia thanë paraprakisht Hashantë.
– Po për punën e syretxhisë, a munem me e marrë ka ta gjajë a e kini ju veç nej nja me myhyr t’juv!
– Bash qashtu, veç me myhyr tona!
– Po, qysh muj me e gjetë se unë Shkupin s’e njoh?
– Jepja mue nja 20 kurush, e unë po ta kallxoj se ku asht…!
– A s’po bajka pa kurush hiç, a?
– Jaaa, kto ja ka kanë punë t’hyqmit e s’banë! – i tha trashalluqi Babë Zenelit, i cili, pasi kërkoi në nifarë mindili që i mbante do t’ima i gjet nja 20 kurush e ja dha e ai, me ni copë letër ia shkruajti emrin, mbiemrin dhe adresën e fotografit, dhe ia dha.
– Vete dikush e po ta kallxon!
– Ejvallah, Zotni!
– Ej sadile – iu përgjigj trashalluqi, ndërkaq që Babë Zeneli, doli e me atë letrën në dorë, duke i pyetur njerëzit, e gjeti atë dyqanin e fotografit.
– Puna e marë, ustah!
– Marë ja paç, o njera mirë! Bujrum!
– Po m’duhet ni syret i familjes për vesika, e qysh e kur munesh me ardh me mue teri n’katun atje kah Gollaki?
– Larg ja ka kanë, a?
– Paj ere qaq ngat nuk asht, ama, teri n’Bijanoc me pampur, e pej aty t’hipi n’kali e mrrijmë pa kasavet.
– Auh, po larg shumë ja ka kanë, bre! Po kali mos ja ka kanë trenta se me ni ven ma ka rrzue e desh ma ka sye elle paratin?!
– Jo jo, kali i urtë asht, e kam msue, unë!- foli bindshëm Babë Zeneli.
– Ani, pra, se soda ja kam do puna, e a ban nesra? – i tha fotografi.
– Paj, unë ktu s’kam kërkan e nuk kam as ku me bujtë, o ustah! – ndonëse e kishte ni kusherinë jo fort të largët n’Bit Pazar babë Zeneli.
– Sod, s’muna, e ere ja ka ba vonë, une natën ja tutna shumë pej kaçakave! S’kam se shka me ta bo, vallha! – i foli Ustahi!
– Mirë, po nesër kismet, n’sa sahati po nismi!? – e pyeti Babë Zeneli.
– Me pampuri parë, n’6 sahati alla-franga! – mirë, ama unë ktu vi në 5 e gjysë, pra. A t’gjaj ktu?
– Po, po se unë shumë heret ja çoj!
– Ani, pra, u morrëm vesh, e ejvallah! Eh, o Ustah, se harrova me t’vetë: Sa kushton ky garramet?
Ustahi, pasi u mendua ni copë herë, i tha:
– Katra lira t’dukatit!
– Shka?!? Për ni syret katër lira, a? Ja ja, leje kejt, pra! – u nxe Babë Zebeli.
– Po ulla larg, hupi ni dita a dy, e ti pa at syreta, s’un ja ban kurgja! Ani se koke ni njera mira, tre lira, ma poshta s’mujna!
– Jo, jo shtrenjtë! Unë ta hjeki harxhin e biletave t’pampurit, t’çoj me kali, e t’kthej me kali teri te tasjani i pampurit n’Bujanoc, ta jep ni drekë! Dy lira t’dukatit, boll i kie! Hajt mos t’prishmi për pak!
– Ani, ama veç ty, e ti mos me ja kallxue kërkujna, u ba!? – tha çartaqejfas ustahi.
– S’kam unë shka i kallxoj kujna për kit punë, hiç pa gajle! Qashtu, pra, nesër n’5 e gjysë ktu m’kie e ti bani hazër ato takrravatet tua!
– Hiç mos ja ban marak ti! Ja kam ere unë nifar besa!
– Për t’mirë, pra! – përshëndet Babë Zeneli me fotografin dhe u nis drejt Bit Pazarit kah ajo kusherina n’konak!
(Demirovitët: fillimi i rrëfimit, e shkruar në fund të vitit 2021)