Vajza denoncon prindin: Më abuzoi dhe më dogji me çakmak

61-vjeçari, Bali Mazreku, i cili u denoncua nga vajza e tij për abuzim seksual, ka dalë sot në gjykatë për masën e sigurisë.

Vajza e tij 16 vjeçare e denoncoi të atin se kishte abuzuar me të disa herë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë dhe pak ditë më parë është denoncuar në Komisariatin numër 3.

“Tentova ta kundërshtoj por më dogji me çakmak”, ka rrëfyer adoleshentja në dëshminë e saj për situatën e rëndë ku është gjendur, raporton “News24”.

Ajo më tej ka treguar edhe se ka dashur të sinjalizoj të ëmën për atë që ndodhte, por nuk ka mundur.

“I kërkova nënës të më dëgjonte, ajo ishte e lodhur”, ka thënë e reja. (foto nga arkivi)