Vdes Hafiz Gagica, veprimtar i çështjes kombëtare në diasporë

Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur veprimtari i çështjes kombëtare, Hafiz Gagica.

Gagica, ka shërbyer si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës për diasporë.

Ai ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Njoftimi për vdekjen e tij u bë familjarët.

Në njoftim thuhet se detajet për ceremoninë e varrimit do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

“Gjatë përballjes me sëmundjen, ai tregoi forcë, durim dhe dinjitet të rrallë. Me gjithë përpjekjet dhe luftën e tij të jashtëzakonshme, sëmundja ishte më e fortë dhe na e mori njeriun tonë më të dashur. Ai do të kujtohet gjithmonë për mirësinë, urtësinë dhe dashurinë që u dha familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin. Në këto çaste dhimbjeje të madhe për familjen tonë, ju jemi përjetësisht mirënjohës për dashamirësinë, kujdesin dhe mbështetjen të gjithë juve që keni ndarë me ne këtë rrugëtim gjatë kësaj periudhe të vështirë”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.