Vdes një 66-vjeçare me Covid-19

Një 66-vjeçare e konfirmuar me Covid-19, e cila ishte duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, ka vdekur. Lajmi është dhënë nga vetë spitali, që konfirmoi se janë edhe 48 pacientë të tjerë me COVID-19 që po trajtohen. Ajo kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Nga pacientët e shtrirë, 25 janë në oksigjeno terapi, ndërsa 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Po ashtu, 16 të tjerë janë në pritje të rezultateve të testimit si të dyshuar me COVID-19./mediafokus.info