Vetëm tre profesionistë, shitës veturash e dentistë – skuadra ‘horror’ e San Marinos

Kombëtarja e Kosovës luan kundër Kombëtares më të dobët në botë të martën, në ‘Fadil Vokrri’, por San Marino do të mundohet të bëjë diçka më shumë, e që do të ishte thjesht e tmerrshme për ‘Dardanët’, qoftë edhe nëse do të pësonte vetëm një gol.

Trajneri veteran i këtij reprezentacioni, Franco Varrella ka një skuadër ku luajnë vetëm tre profesionistë, një dizajner grafik, një asistent produksini, një shitës makinash dhe një dentist ndër të tjerash, me shumicën e tyre që as nuk stërviten rregullisht.

Një vend me vetëm 33 mijë banorë, San Marino renditet në vendin e fundit, 210, në ranglistën e FIFA-s. /Periskopi.com/