Vritet një 37 vjeçar me thikë, arrestohet i dyshuari – Policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë, kur një person 37-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga një mjet i mprehtë. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen.

Në të njëjtin rast është lënduar edhe një person tjetër, i cili pas trajtimit në emergjencën e spitalit është dërguar për tretman të mëtejshëm në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar një person 31-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e vrasjes, dhe është sekuestruar mjeti i mprehtë me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policore prej 48 orësh, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit vazhdojnë.

Komunikata e plotë:

Vrasje e rëndë

Mitrovicë Jugu, 27 maj 2026

Me datën 27 maj 2026, rreth orës 22:00, Policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal Mitrovicë Jugu gjendet një person i lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë). Nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima mashkull, i moshës 37 vjeç, si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me rastin.

Gjithashtu në këtë rast ishte lënduar edhe një person tjetër me mjet të mprehtë nga i dyshuari i njëjtë, ku pas tretmanit mjekësor, gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar e gjithashtu është sekuestruar mjeti i mprehtë (thika) me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit mashkull i moshës 31 vjeç, i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa njësitet kompetente policore do të vazhdojnë me hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.