Zbulohet edhe një vrimë e zezë në rrugën e qumështit

Astronomët kanë zbuluar një vrimë të zezë në Rrugën e Qumështit, e cila është aq e madhe sa që vë në dyshim modelet ekzistuese të zhvillimit të yjësisë, thanë shkencëtarët.

Rruga e Qumështit, sipas profesorit Liu Jifeng në Observatorin Kombëtar Astronomik të Kinës, vlerësohet se përmban 100 milionë vrima yjore, por LB-1 është dy herë më e madhe se sa shkencëtarët kishin menduar se ishte e mundur.

“Vrimat e zeza të një mase të tillë nuk duhet të ekzistojnë as në galaktikën tonë sipas shumicës së modeleve aktuale të evolucionit të yjeve”, ka thënë ai.

Shkencëtarët besojnë se ekzistojnë dy lloje të vrimave të zeza. Më shpesh, vrimat e zeza të yjeve janë deri në 20 herë më të mëdha se dielli, gjë që formohet kur shkatërrohet qendra e një ylli shumë të madh.

Vrimat e zeza supermasive janë të paktën një milion herë më të mëdha se dielli dhe origjina e tyre është e panjohur.

“Shkencëtarët besojnë se një yll tipik në Rrugën e Qumështit devijon shumicën e gazrave me ndihmën e erërave yjore, duke parandaluar shfaqjen e një vrimë të zezë me madhësi LB-1”, thotë Liu.

“Tani teoricienët do të duhet t’i përgjigjen sfidës dhe të shpjegojnë shfaqjen e saj,” shkroi ai në një deklaratë.

“Astronomët thjesht po përpiqen të kuptojnë bollëkun e vrimave të zeza dhe mekanizmat që qëndrojnë pas tyre”, thotë David Reitze, një fizikan në Institutin e Teknologjisë Caltech, i cili nuk ishte i përfshirë në zbulim.

Observatori Caltech ka zbuluar më parë valë hapësinore-kohore që sugjerojnë mundësinë e vrimave të zeza në galaktikat e largëta që janë shumë më të mëdha se sa ato që shkencëtarët mendojnë se janë të mundshme.

Vrimat e zeza të yjeve zakonisht krijohen pas shpërthimeve të supernovës, një fenomen që ndodh kur yje shumë të mëdhenj digjen në fund të jetës së tyre.