Zëvendësministrja Dushica-Bajrami uron kampionin e Kosovës në futboll
Zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Dushica-Bajrami ka uruar futbollistët e Dritës për titullin e kampionit.
“Kjo është madhështia e qytetit tonë dhe e tifozëve nga dy skuadrat që ia kanë ofruar çdo herë Kosovës dhe jo vetëm”, ka thënë Dushica-Bajrami.
Ky është postimi i saj:
Jo vetëm Gjilanasve na keni dhënë momente të paharrueshme shumë vite me radhë duke krijuar atmosfera të paharruara nga të dyja skuadrat, por edhe nga tifozët e zjarrtë, INTELEKTUALËT dhe SKIFTERAT.
Kjo është madhështia e qytetit tonë dhe e tifozëve nga dy skuadrat që ia kanë ofruar çdo herë Kosovës dhe jo vetëm.
Prandaj, kur të përmendet DERBI lokal dihet se për cilat klube të futbollit bëhet fjalë “DRITA dhe GJILANI”.
Ju faleminderit djema nga të dy skuadrat që çdo herë na keni bërë krenarë.
Në cilësinë e Zëvendësministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dua t’i uroj futbollistët e DRITËS dhe pa i harruar tifozët pra INTELEKTUALËT për fitoren.
Urime DRITA
Urime INTELEKTUALËT
We are the Champions
/mediafokus.info/

