Zhduket një 33-vjeçar nga Gjilani

Një rast i zhdukjes së një 33-vjeçari po hetohet nga Policia e Kosovës, pasi familjarët raportuan se prej dy ditësh nuk kanë asnjë kontakt me të, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Ismajl Ymerin, rreth 33-vjer, zhdukja e të cilit është raportuar mëngjesin e 7 korrikut në Stacionin Policor në Gjilan.

Sipas bashkëshortes së tij, kontakti i fundit me Ismajlin ka qenë më 5 korrik, rreth orës 17:00, kur ai ishte larguar nga shtëpia me një veturë të tipit Maserati.

Ajo ka deklaruar se ai kishte me vete edhe rreth 10 mijë euro para në dorë.

Burimet thonë se në kuadër të hetimeve është intervistuar edhe E. J. (1993), i cili ka deklaruar se kishte qenë me Ismajlin më 5 korrik, ndërsa komunikimi i fundit mes tyre kishte ndodhur përmes aplikacionit Viber, rreth orës 00:20.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, në konsultim me Prokuroren e Krimeve të Rënda, rasti është iniciuar si “Person i zhdukur” dhe i është deleguar Njësisë së Hetimeve Rajonale për veprime të mëtejshme.

Policia po vazhdon hetimet për lokalizimin e vendndodhjes së 33-vjeçarit dhe zbardhjen e rrethanave të zhdukjes së tij.