Zhegra me shenjë të panevojshme trafiku
Shenja që paralajmëron disa kthesa të rrezikshme dhe të njëpasnjëshme e vendosur në fshatin Zhegër të Gjilanit para katër vjetëve po i bënë konfuz vozitësit, pasi rruga është e drejtë.
Elbasan Maloku, frekuentues i shpeshtë i kësaj rruge, ka thënë që as nuk pritet që të ketë kthesa për momentin.
Një banor tjetër i fshatit ka treguar se deri në Kumanovë nuk mund të haset në këtë lloj të rrugës e më e nevojshme, sipas tij, ka qenë vendosja e shenjave horizontale në rrugën kryesore.
Meqë udha është regjionale është nën kompetencën e Ministrisë së Infrastrukturës. Klan Kosova ka pritur që nga e mërkura përgjigje nga kjo e fundit, por nuk e ka marrë një të tillë.

