Zvicra regjistron shtatë vdekje në 24 orë
Zvicra raporti 1,451 raste shtesë të koronavirusit të mërkuren, në 24 orë, sipas shifrave nga Zyra Federale e Shëndetit Publik. Shtatë persona kanë vdekur dhe 39 pacientë janë shtruar në spital brenda kësaj periudhe.
“Ne vazhdojmë të jemi në një fazë rënie të epidemisë, por ka ende shumë njerëz jo imunë për të pritur pa shqetësime muajt në vazhdim”, thuhet mes të tjerash në konferencën për shtyp të Zyres federale të shëndetit publik zviceran.
Përndryshe, 5 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht në Zvicër, duke marrë parasysh personat e shëruar që kanë pasur vetëm një dozë të vetme.
Kjo përfaqëson 58% të popullsisë zvicerane, thanë ekspertët sot, duke përjashtuar fëmijët nën 12 vjeç. Pra dy të tretat e njerëzve që mund të vaksinohen, janë të vaksinuar tashmë.

