57 fermerë në Kamenicë përfitojnë mekanizëm bujqësor
57 fermerë të Kamenicës kanë përfituar sot mekanizim bujqësor, përkatësisht 32 spërkatëse për kultura lavërtare dhe 25 shpërndarëse të plehut artificiar.
Kryetari i kësaj Komune, Qëndron Kastrati, ka uruar fermerët për përfitimin e këtij mekanizmi bujqësor, duke potencuar se komuna do të jetë gjithmonë në mbështetje të tyre.
“Para shpërndarjes së mekanizmave bujqësor, Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka mbajtur edhe një temë trajnuese me fermerët për t’i informuar për mënyrën se si përdoren pesticidet me këto mjete”, njofton kumtesa komunale.
Ky projekt është financuar 70 për qind nga Komuna dhe 30 për qind nga fermerët, derisa vlera e gjithë projektit është 28 mijë e 680 euro.
Drejtori i Bujqësisë në Kamenicë, Naim Arifi. tha se brenda dy viteve kanë subvencionuar 255 fermerë në sektore të ndryshme./MediaFokus/

