E hëna – ditë pushim për administratën publike në Kosovë
E hëna, 30 nëntor, do të jetë ditë pushimi për administratën publike në Kosovë, për shkak të festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, e cila bie të shtunën.
Kështu ka njoftuar Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, përmes një komunikate drejtuar zyrtarëve të administratës publike.
“Ju njoftojmë se, me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, e hënë, 30 nëntor 2026, do të jetë ditë pushimi për administratën publike”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Në rastet kur festat bine ditëve të fundjavës, ato ‘kompensohen’ me një ditë pune.

