Fondi i ekselencës së Gjilanit, yrnek për fondin nacional

Faton Bislimi – kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)

Çështja e cilësisë në arsim në vendin tone shpeshëherë ndërlidhet kryesisht me mungesën e infrastrukturës së duhur në objektet tona shkollore. Realisht, Kosova ka ndërtuar, rindërtuar, e renovuar një numër relativisht të shkollave në vend. Andaj, ajo që është shumë më e rendësishme se infrastruktura në shkolla është ana tjetër e medaljes. Pra, problem më esencial është “software” i sistemit tone të arsimit, e jo aq “hardware”.

Reformat që janë provuar të bëhen në sistemin tone të arsimit jo vec se kanë dështuar, por në disa raste edhe e kanë denigruar arsimin tone. Neve na duhet të investojmë shumë më shumë në mësimdhënësit tone – jo vetëm në aspektin formal të certifikimit të tyre – por në zhvillimin e vazhdueshëm professional të tyre.

Mësimdhënësit tanë realisht kanë qenë shtylla më e fuqishme e rezistencës sonë paqësore para luftës. Ata ishin guardian të shqiptarizmës. Sot më shumë se kurrë neve na duhet të investojmë tek mësimdhënësit tanë, gjithëherë duke nderuar dhe respektuar punën e atyre që me vetflijim na mësuan neve në kohët më të vështira.

Sistemi jonë arsimor duhet të edukojë gjeneratat e reja, e jo vetëm t’I certifikojë ata me diploma – qoftë të shkollës së mesme, fakultetit, magjistraturës, apo doktoraturës. Ne sot kemi një inflacion titujsh akademik, por deficit të madh të vlerës akademike.

Kosovës i duhet një reforme e avansimit të sistemit tone të arsimit sipas programit të “Center for American Progress” (Qendrës Amerikane për Progres), ku të paktën dy nga shtyllat kryesore të programit do duhej implementuar menjëherë: zhvillimi dhe avansimi i vazhdueshëm profesional për mësimdhënësit, dhe ndërlidhja e programeve studimore me nevojat e tregut. Këtu e shtojmë edhe Fondin Nacional të Ekselencës, sipas modelit të Gjilanit, nga i cili do përfitonin financiarisht, si stimulim, talentët tanë të rinjë në shkencë, kulturë, sport, etj.

Unë besoj se Kosova mund ta përmirësojë cilësinë e arsimit. Kosova mund të shkelqejë në PISA. Kosova mund dhe do të ketë arsim që edukon breza të tërë.
Shteti. Shtet.

#LDK132 #FatonBislimi43 #Lojalitet #Durim #Kurajo