Gjykata vendos për te arrestuarit në ‘Pika 2’
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurve A.K, B.H, B.P, B.S, D.Z, F.H, I.I, I.S, N.S, R.K, S.K, S.P, SH.A dhe Z.P, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale në vazhdimësi “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” në bashkim me veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar ndërkaq kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.K, B.H, B.P, B.S, D.Z, F.H, I.I, I.S, N.S, R.K, S.K, S.P, SH.A dhe Z.P dhe të njëjtëve u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.
Kujtojmë se dje gjatë aksionit “Pika 2” janë arrestuar 26 zyrtarë policiorë, prej tyre dy rreshterë policiorë, aksion që u zhvillua në pikën kufitare në Vërmicë.
Një operacion të ngjashëm dje është realizuar edhe nga policia e Shqipërisë, ku janë arrestuar 34 zyrtarë policorë në pikën Kufitarë në Morinë, pikë kjo nga e cila udhëtarët kalojnë në pikën kufitare në Vërmicë.

