Katër të arrestuarit në Telekom akuzohen për falsifikim dokumentesh, dëmi marramendës
Katër të arrestuarit në Telekom akuzohen për falsifikim dokumentesh, ku dëmi është marramendës, në shumën prej 327 mijë euro, raporton Mediafokus.info.
Lajmi u bë I ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Prishtinë (NN) 27.05.2020-13:00. Gjatë kontrollit në dy lokacione, janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë falsifikuar dokumente duke shkaktuar dëme Telekomit të Kosovës në shumën prej 327.514 €. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurort janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Mediafokus.info/