Kush e solli automobilin e parë të udhëtarëve në Gjilan, në vitin 1932

Mjetet e para motorike në Gjilan dhe rrethinat e tij u shfaqën midis dy luftërave botërore, kur makinat dhe kamionët filluan të zëvendësonin mjetet e tërhequra nga kuajt dhe të konkurronin me hekurudhat në transportin e pasagjerëve dhe mallrave.

Atëherë rrugët filluan të fitonin rëndësi strategjike.

Para Luftës së Dytë Botërore në Gjilan ka pasur 6 automobila taksi, 3 autobusë dhe 6 kamionë.

Automobilin e parë të udhëtarëve në Gjilan e solli, me 1932, mjeshtri Sylejman Riza Demiri, i cili themeloi ndermarrjen transportuese me emrin “Riziq”.

Pastaj mjete transportuese sollen edhe serbët Zarkoviq dhe Vitkoviq te cilet kishin themeluar ndermarjen transportuese “Kosovo”.

Pas Luftes se Dytë Botërore, Sylejman Demiri ka punuar një kohë si taksist privat, mirepo pushteti ia konfiskoi automjetet dhe me to themeloi ndërmarrjen transportuese shtetërore.

Në vitin 1958, në Gjilan ka pasur 19 vetura, 14 autobusë dhe 40 kamionë.

Nē vitin 1963 në Gjilan kishte 43 vetura, nga to 13 në pronësi private, kurse 30 në pronësi shtetrore dhe shoqërore, 72 traktorë, 12 kombajna dhe 68 makina fshirëse bujqësore.

Në vitin 1969 kishte 17 motoçikleta, 129 automobila, 22 autobusë dhe 50 kamionë.

Në vitin 1970 kishte 74 motoçikleta, 360 automobila, 28 autobusë, 65 automjete transportuese, 10 automjete speciale, 51 traktorë. /Faik Ziyazade