Ky është 18-vjeçari që vdiq nga koronavirusi, nuk kishte sëmundje tjera

Një djalë i ri, vetëm 18 vjeç, humbi jetën nga koronavirusi. Ai nuk kishte sëmundje të tjera. Qamil Seiti dha frymën e fundit në Spitalin Covid 2. Siç duket dhe nga fotot i riu ishte pasionant dhe punonte në kuzhinë.

Sipas informacioneve të para që sjell Top Channel, 18-vjeçari kishte qind për qind mushkëritë e prekura nga covid kur ka mbërritur në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe kjo gjë ka bërë që i riu të humbiste jetën.

Seiti ishte shtruar prej të paktën një jave tek Sanatoriumi, ndërsa prej ditësh ishte në intubim.

Rasti është tronditës, pasi 18-vjeçari nuk kishte sëmundje shoqëruese. Sipas Top Channel, i infektuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, është edhe babai i 18-vjeçarit, ndërsa nëna e tij është shëruar.