Një person arrestohet për ‘bashkëjetesë me të miturën’, prindi pajtohet me zgjedhjen e vajzës

Një person në Ferizaj është arrestuar për ‘bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeç’ dhe është dërguar në mbajtje, ndërkohë që prindi i të miturës e ka respektuar dëshirën e vajzës dhe e ka lënë atë në shtëpinë e të dashurit, që në këtë rast është i dyshuari.

Ferizaj, 18.03.2021 – 21:30. Me datë 23.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti që nga data 18.03.2021 ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare. Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit për punë sociale dhe e njëjta me vetë dëshirë dhe me pëlqimin e prindit të sajë kthehet për të jetuar në shtëpinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.