Personazhet e Lulit: ‘Sabit Jakupi, kalldremgji prej gishtave e deri n’maje t’flokve’
Sabit Jakupi është një personazh tjetër që Luli (Lulzim Behxheti) e ka portretuar si kalldremgji të Gilanit, i cili ka pas plot burrni në vete, shkruan Mediafokus.info
‘Kte vigan sigurisht se krejt e njihni, e s’po du me ju lodh me postet e nalta qe i ka pas si n’Gilan e si n’Kosove e ma gjon. Amo dajen Sabit se njihni si une, se e kom daj’ t’babes. T’ju tfilloj pak. Daja Tefik, baba dajes Sabit osht daja i babes tem.
Dajen Sabit e kemi pas pishtarin e zotnillakut jo veq ne Gilan. U kon shtatgjat, stoik, i drejte dhe plot burrni n’vete.
Kalldermgji prej gishtave e deri n’maje t’flokve. Kan qene nji shoqni sevdalijsh, zotnijsh, beglera gati t’gjith.
Me baben tem e kan pas nji veqori. Kur ishke nata e vitit te ri, mas ores 00, daja Sabit me tezen Sabrushe vijshin te na me bo perhajr. E mandej t’gjith tjert, daja Rexhep, daja Isa, axhallrt e mi, agja Ali, agja Demush, daja Sadullah e mos ti permeni t’gjith.
Qysh e kan pas bre te daja Tefik shpijen, aj sokaki i ngusht e i gat te kapixhiki, para shpijes rrushi e bojke hijen veres as rrezet e dillit s’deperojshin, a shpija i kishke xhamat me reshetka t’hekrit, firaqet e jeshilta, a mrena rreth um rreth me yklyka t’punum n’tavan t’drunit bojkafe. Hamamxhikin me deren e kaft, pocerka vjerun n’qosh atu ngat rraftit. Si kom pas as 6 vjet, se hala n’gadimore shkojsha.
Nime, edhe daja Faik u kon aty ngat, ni der ma n’shmajt. Zaten kta tont jon kon krejt bashk. Kurr se harroj dajen Tefik kur i bijke Sharkit ushqymin qi teprojke.
Valla u patem merzit kur shkoj daja Sabit n’Prishtin me jetu. Masanej veq t’shtuneve vijke per pazar. Kem pas dosllaki me Buqen, si moter e kom kujtu qe e kom, Blerimin at pishpirik si bellq qi u kon.
Ehhhh, qeshtu kta dajt e ton me shoqnin e vet jon kon.
Dajko, po t’persh’nes edhe ty, se krejt pik e pes neper dynja jena bo. Nashta nime mos pe kthejm kalldermen n’sheher edhe nihere, ishit gzu garant.
Pushoni n’hije t’Xhehnetit o kalldermgjijt e Gilanit ton’, e na kujtesat tona per juve jav percjellim edhe fmijve e nipave ton’.
Ju don Gilani i kalldermgjijve’.