Shqiptarja nga Gjilani, Remzije Zeka Sherifi nominohet për çmimin ‘Global Woman Club’

Gazetarja e njohur shqiptare në Skoci, Remzije Zeka Sherifi, është nominuar për çmimin prestigjioz ‘Global Woman Club’.

Shqiptarja nga Kosova, me prejardhje nga Gjilani, është nominuar për kategorinë ‘Honorary Global Women’.

Ajo është shprehur e lumutur për këtë nominim.

“E ngazëllyer dhe më se mirënjohëse për nominimin tim si finaliste në mesin e grave,  çmim prestigjioz i Global Woman Club në kategorinë Honorary Global Women”, ka thënë Remzije Zeka Sherifi.

Postimi i plotë:

E ngazëllyer dhe mese mirënjohëse për nominimin tim si finaliste në mesin e grave nga tërë bota, çmim prestigjioz i Global Woman Club, në kategorinë Honorary Global Women, andaj që të përkrahni këtë nominim, ju lutem votoni në linkun: https://voting.globalwomanlounge.com/home.php

Për të votuar, klikoni linkun dhe ju hapet faqja e Global Women Club. Pasi të keni regjistrur emalin tuaj hapet faqja e kategorive për çmime, shkoni te kategoiria e 5-të dhe gjeni nominimin për votim. Të gjithëve u jam mirënjohëse për kohën e përkrahje tuaj.