Shteti rikthehet në Karaçevë për të vazhduar luftën me veprimtaritë kriminale

Shteti është rikthyer në Karaçevë për të vazhduar “luftën” kundër kazinove. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga aksioni i policisë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit dhe Komunën e Kamenicës, nga rrënimi i kazinove ilegale të ndërtuara në këtë zonë.

Ky aksion është quajtur i suksesshëm nga ministri Sveçla, teksa ka thënë se sot është goditur rrjeti i kazinove ilegale në Karaçevë.

“Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës.

Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.

Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, shkruan Sveçla në Facebook.