Vetëm një pyetje, miliarderi jep 1 milion dollarë për atë që gjen përgjigjen

Një multimilioner nga Las Vegas, do ju dhurojë çmimin marramendës prej 1 milionë dollarësh nëse përgjigjeni saktë vetëm në një pyetje.

75-vjeçari Robert Bigelow njoftoi se ka hapur një konkurs ese për shkencëtarët që kanë një përvojë në fushën e neurologjisë dhe psikologjisë.

Eseja duhet të ketë 25000 fjalë dhe duhet të argumentojë nëse ekzistenca e një shpirti vazhdon pasi trupi i njeriut vdes.

Një panel akademikësh dhe shkencëtarësh mjekësorë që do të gjykojnë tezat dhe fituesi do të shpallet më 1 nëntor 2021.

Sipërmarrja e tij e fundit është frymëzuar nga vdekja e gruas së tij prej 55 vjetësh, Diane Mona Bigelow, në shkurt të vitit 2020.

Megjithatë, miliarderi rrëfen se ka qenë i magjepsur me përvojat paranormale dhe jashtëtokësorët që nga fëmijëria, për shkak të disa historive personale.