Dy të lënduar nga aksidenti në Gjilan
Një aksident ka ndodhur dje në Gjilan, ku janë lënduar dy persona, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Policia e Kosovës, në raporton për 24 orët e fundit, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, ku janë përfshirë dy vetura, derisa viktimat pas tretmanit mjekësor, janë liruar.
“Gjilan 28.01.2021-15:50. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë dy automjete civile me targa vendore dhe drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit për veç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar njëri prej drejtueseve të automjetit dhe një pasagjere. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor dhe janë liruar”, thuhet në raportin e Policisë./Mediafokus.info/
(foto nga arkivi)

